Diplomatë dhe autoritete të larta amerikane dalin kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44369-diplomatë_dhe_autoritete_të_larta_amerikane_dalin_kundër_trump
10 diplomatë dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës në Amerikë kanë dalë me një peticion kundër Donald Trump dhe pro vendimit të gjykatës së apelit të Kalifornisë dhe kanë thënë: Urdhri anti-emigracion i Donald Trump për një kohë të gjatë dobëson sigurinë kombëtare në Amerikë.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Shkurt 07, 2017 02:59 Europe/Tirane
  • Diplomatë dhe autoritete të larta amerikane dalin kundër Trump

10 diplomatë dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës në Amerikë kanë dalë me një peticion kundër Donald Trump dhe pro vendimit të gjykatës së apelit të Kalifornisë dhe kanë thënë: Urdhri anti-emigracion i Donald Trump për një kohë të gjatë dobëson sigurinë kombëtare në Amerikë.

Ndër figurat e njohura që kanë nënshkruar këtë peticion janë Xhon Kerry dhe Madeleine Albright ish sekretarë të shtetit, si dhe Xhenet Napolitano, Leon Paneta. Ish-sekretarja amerikane e shtetit ka thënë se Stiven Banon, këshilltari i lartë i presidentit të Amerikës, qëndron prapa vendimeve kyçe dhe polemike të banorëve të rinj të Shtëpisë së Bardhë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Madeleine Albright të dielën në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka thënë se Donald Trump është kukull në duar të Stiven Banon. Madeleine Albright duke theksuar se Stiven Banon është një prej figurave më problematike të ekipit të Donald Trump dhe ka dënuar anëtarësimin e tij në Këshillin për Siguri Kombëtare të Amerikës. Për shkak të urdhrit ekzekutiv, Donald Trump ka humbur edhe më shumë pikë në sondazhet që zhvillohen rreth përkrahjes së tij në Amerikë. Donald Trump ka treguar se nuk i toleron kritikat apo opinionet kundër tij, e nuk kishte si të mos reagonte ndaj sondazhit të fundit të CNN dhe ORC që pas Gjykatës së Apelit, i jep një tjetër goditje të rëndë liderit amerikan. Mbështetja për Trump-in, sipas sondazhit, ka rënë në nivelin e 44 përqindëshit, pas masave kontroverse kundër myslimanëve apo përplasjeve me Meksikën për çështjen e murit. Kjo e bën atë presidentin më pak të pëlqyer në historinë amerikane, në fillimet e mandatit. Por për kreun e Shtëpisë së Bardhë këto s'janë gjë tjetër veçse lajme të rreme. “Çdo sondazh negativ është i rremë, ashtu si sondazhet e CNN, ABC, NBC gjatë fushatës elektorale. Më falni, por njerëzit duan siguri në kufij dhe verifikime ekstreme”, pohoi Trump në rrjetin social “Twitter”. Por nuk e ka lënë me kaq. Ai i është rikthyer çështjes në një postim të dytë, duke akuzuar ato që i quajti mediat e lajmeve të rreme për përhapjen e gënjeshtrave. Por pavarësisht refuzimit të Trump-it për të pranuar shifrat, sondazhet që e vënë në vështirësi udhëheqësin e ri amerikan sa vijnë e shtohen.