Gatishmëria e kushtëzuar e Total për investim në Iran
Drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës Total të Francës ka deklaruar se kjo kompani është e gatshme për të investuar në Iran.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Patrik Pujan, drejtori ekzekutiv i kompanisë naftore Total të Francës të enjten ka deklaruar se kjo kompani është e gatshme të investojë në një projekt të gazit në vlerë 2 miliardë dollarë në Iran, por ka thënë se ky vendim kushtëzohet me anulimin e sanksioneve të Amerikës. Patrik Pujan shtoi se faza e 11 e Parsit Jugor është një prej dy projekteve që nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim në sanksione, kompania Total do ta fillojë atë në verën e vitit 2017. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Total ka thënë se ekzistojnë dy dekrete ekzekutive të cilat janë paraparë të vazhdohen para verës së vitit 2017 nga ana e qeverisë amerikan. Prandaj, Donald Trump duhet të deklarohet në lidhje me vazhdimin e anulimit të sanksioneve ose në të kundërtën. Total është kompania e parë perëndimore e cila ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme me Teheranin në sektorin e energjisë dhe qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i fazës së 10 të zonës Parsi Jugor të Iranit.