Gjykata evropiane, shqyrton dosjen ankesës së bankës iraniane Tejarat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44553-gjykata_evropiane_shqyrton_dosjen_ankesës_së_bankës_iraniane_tejarat
Drejtori i përgjithshëm i bankës iraniane Tejarat njoftoi se ankesa e ngritur pranë bankës evropiane mbi sanksionet e BE kundër kësaj banke ka nisur të shqyrtohet nga gjykata evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 14:35 Europe/Tirane
  • Gjykata evropiane, shqyrton dosjen ankesës së bankës iraniane Tejarat

Drejtori i përgjithshëm i bankës iraniane Tejarat njoftoi se ankesa e ngritur pranë bankës evropiane mbi sanksionet e BE kundër kësaj banke ka nisur të shqyrtohet nga gjykata evropiane.

Muhamed Ibrahim Mukadam, drejtori i përgjithshëm i bankës Tejarat tha se së shpejti gjykatës evropiane do t’i dorëzohet një dosje mbi dëmet që ka pësuar kjo bankë gjatë kohës së sanksioneve. Mukadam tha se dosja e padisë së ngritur nga banka Tejeran kundër BE ka zgjatur 1 vit e gjysmë dhe me këtë rast ai shpresoi që gjykata evropiane të japë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur. Më 23 janar banka Tejarat ka hapur një dosje të re pranë gjykatës evropiane për të kërkuar dëmshpërblim nga BE për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Iranit që nga viti 2012. Në vitin 2015 gjykata e BE ka dhënë urdhër për nxjerrjen e Iranit nga lista e sanksioneve mirëpo në mars të po atij viti BE vendosi sanksione ndaj Iranit. Sanksionet kundër bankës Tejarat janë hequr në janar të vitit 2016.