Slogani "Vdekje Amerikës" i qytetarëve iranianë në marshin e 22 Bahmanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44617-slogani_vdekje_amerikës_i_qytetarëve_iranianë_në_marshin_e_22_bahmanit
Qytetarët e Iranit Islamik në qytete të ndryshme kanë marrë pjesë me miliona në marshin e organizuar me rastin e 22 Bahmanit me sloganin "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Trump".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 10:18 Europe/Tirane
  • Slogani

Qytetarët e Iranit Islamik në qytete të ndryshme kanë marrë pjesë me miliona në marshin e organizuar me rastin e 22 Bahmanit me sloganin "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Trump".

Qytetarët e Teheranit të premten kanë marrë pjesë me miliona në marshin e madh të 22 Bahmanit  (përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit) duke hedhur sloganinet "Vdekje Amerikës" dhe "Vdekje Izraelit". Të rinjtë e qytetit Teheran gjatë marshit të prëvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik kanë theksuar edhe në motot "Vdekje Trump" dhe "Iraniani nuk frikësohet me kërcënime" duke pohuar se kërcënimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës, nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në forcën mbrojtëse dhe ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë marsh në të cilin kanë marrë pjesë edhe funksionarë të lartë të shtetit si presidenti Hasan Ruhani dhe funksionarë të tjerë qeveritarë dhe ushtarakë, qytetarët iranian me pankarta të shkruara si "Amerika nuk mund të bëjë asgjë" dhe "Ne po rezistojmë", i kanë dhënë përgjigje të ashpër kërcënimeve të presidentit të Amerikës kundër Iranit. Vlen të theksohet se marshi i 22 Bahmanit është zhvilluar në të gjitha qytetet e Iranit.