Lideri suprem: Ndërhyrja e Amerikës, rrënja e problemeve të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44739-lideri_suprem_ndërhyrja_e_amerikës_rrënja_e_problemeve_të_rajonit
Lideri suprem i revolucionit Islamik deklaroi se rrënja e problemeve të sotme të rajonit janë ndërhyrjet e disa fuqive të mëdha me në krye SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 16:16 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Ndërhyrja e Amerikës, rrënja e problemeve të rajonit

Lideri suprem i revolucionit Islamik deklaroi se rrënja e problemeve të sotme të rajonit janë ndërhyrjet e disa fuqive të mëdha me në krye SHBA.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit islamik, në takimin e zhvilluar sot me kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven, theksoi: “Amerika dhe disa fuqi evropiane kanë luajtur rol në krijimin e disa ngjarjeve të hidhura në Siri dhe Irak dhe popujt e rajonit, duke qenë në dijeni të këtyre ndërhyrjeve, janë pesimistë ndaj këtyre vendeve”. Lideri suprem i revolucionit islamik duke theksuar se zgjidhja e problemeve të rajonit ndodhet brenda rajonit, shtoi: “Aktualisht, në sajë të bashkëpunimit vendeve të rajonit, situata në Irak është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa janë rritur dukshëm shanset për zgjidhjen përfundimtare të krizës në Siri, por kjo ka nevojë për ndaljen e përkrahjes për terrorizmin dhe militarizmin”. Ajetollah Khamenei praninë e ambasadorëve të disa vendeve perëndimore në mesin e opozitarëve të qeverisë siriane në fillim të krizës në Siri dhe furnizimin me armatime të opozitarëve sirianë, e cilësoi shembull i qartë i nxitjes së konfliktit në Siri dhe shtoi: “Për zgjidhjen e krizës në Siri duhen njohur rrënjët e problemit dhe më pas të veprohet për zgjidhjen e krizës”. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke folur mbi vizitat e disa kryetarëve të shteteve evropiane në Teheran gjatë një viti e gjysmë dhe mbi nënshkrimin e shumë marrëveshjeve, prej të cilave pak janë zbatuar, iu drejtua kryeministrit suedez duke thënë: “Mesa ju njoh, ju jeni një person i veprave dhe pres që të veproni për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe”. Ajetollah Khamenei tha se Irani ka votuar për anëtarësimin e Suedisë në KS të OKB dhe shtoi: “KS i OKB është një potencial i rëndësishëm që për fat të keq është marrë peng nga disa fuqi të mëdha, por megjithatë, me një rol konstruktiv, mund të bëjë përpjekje për evitimin e standardeve të dyfishta”. Lideri suprem i Revolucionit islamik pjesëmarrjen masive të popullit iranian në manifestimin e 22 Bahmanit e konsideroi shembull të pashoq të devotshmërisë dhe gatishmërisë së popullit iranian dhe shtoi: “Përvjetorët e revolucioneve në botë festohen formalisht me parada ushtarake dhe me pjesëmarrjen e funksionarëve e të politikanëve, por në Iran përvjetori i fitores së Revolucionit është një festë e vërtetë që organizohet nga vetë populli”.