Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të mërkurën viziton Omanin dhe Kuvajtin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44972-presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_të_mërkurën_viziton_omanin_dhe_kuvajtin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të mbretit të Omanit dhe të emirit të Kuvajtit, të mërkurën më 15 shkurt do të zhvillojë një vizitë njëditore në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 14, 2017 03:51 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të mërkurën viziton Omanin dhe Kuvajtin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me ftesë zyrtare të mbretit të Omanit dhe të emirit të Kuvajtit, të mërkurën më 15 shkurt do të zhvillojë një vizitë njëditore në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani të mërkurën në mëngjes me ftesë zyrtare të Sulltan Kabus, mbretit të Omanit, do të udhëtojë drejt Maskatit, kryeqytetit të Omanit. Presidenti iranian pas pritjes zyrtare, do të zhvillojë takim të veçantë me mbretin e Omanit dhe pastaj do të zhvillohet takimi i delegacioneve të larta të të dy vendeve. Presidenti iranian të mërkurën pasdite me ftes zyrtare të emirit të Kuvajtit, nga Maskati do të shkojë  në Kuvajt. Delegacionet e larta të Iranit dhe të Kuvajtit me këtë rast do të zhvillojnë takime gjatë të cilave do të bisedojnë për çështje bilaterale dhe rajonale. Hasan Ruhani gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga disa ministra dhe funksionarë të qeverisë iraniane.