Zarif: Irani nuk frikësohet nga kërcënimet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45382-zarif_irani_nuk_frikësohet_nga_kërcënimet
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në fjalimin e tij në kuadër të takimit të sigurisë në Munih të Gjermanisë deklaroi se Irani nuk frikësohet nga asnjë lloj kërcënimi por vlerëson respektin reciprok.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2017 05:19 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk frikësohet nga kërcënimet

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në fjalimin e tij në kuadër të takimit të sigurisë në Munih të Gjermanisë deklaroi se Irani nuk frikësohet nga asnjë lloj kërcënimi por vlerëson respektin reciprok.

Muhamed Xhavad Zarif, tha se Republika Islamike e Iranit është testuar vite më parë me anë të sanksioneve dhe kërcënimeve dhe shtoi se përpara sanksioneve të ashpra numri i centrifugave në Iran ishte 200 ndërsa në kohën kur Amerika u ul në tryezën e bisedimeve ky numër kaloi shirën e mijëra centrifugave dhe kjo dëshmon se Irani u jep përgjigjen e duhur sanksioneve dhe kërcënimeve. Ministri i jashtëm i RII deklaroi se kërcënimet kundër Iranit nuk kanë asnjë dobi dhe shtoi se me Iranin duhet të flitet me gjuhën e respektit. Muhamed Xhavad Zarif, shef i diplomacisë iraniane, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore me Iranin, tha se është i sigurt se marrëveshja bërthamore do të mbetet në fuqi. Kjo marrëveshje është shumëpalëshe dhe asnjëra palë nuk mund ta shkelë atë në mënyrë të njëanshme, deklaroi Zarif duke shtuar: Edhe nëse Amerika largohet në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje, Irani posedon opsione të shumta për t’iu përgjigjur këtij veprimi. Ministri i jashtëm iranian nuk përjashtoi mundësinë e takimit me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson dhe shtoi se do të jetë i gatshëm të takohet me homologun e tij amerikan nëse ky takim do të jetë i vlefshëm për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.