Në muret e parlamentit anglez shkruhet fraza “ Thojini jo Trump”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45388-në_muret_e_parlamentit_anglez_shkruhet_fraza_thojini_jo_trump
Kundërshtarët anglezë të presidentit amerikan, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit Trump, mbi muret e parlamentit kanë nxjerrë një shpallje ku shkruhet “ Thojini jo Trump”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2017 05:20 Europe/Tirane
  • Në muret e parlamentit anglez shkruhet fraza “ Thojini jo Trump”

Kundërshtarët anglezë të presidentit amerikan, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit Trump, mbi muret e parlamentit kanë nxjerrë një shpallje ku shkruhet “ Thojini jo Trump”.

Me anë të këtij veprimi kundërshtarët e presidentit amerikan prej deputetëve të parlamentit anglez kanë kërkuar t’i thonë jo vizitës së Donald Trump në Angli. Ky veprim është kryer nga ana e organizatës jo qeveritare për drejtësi botërore dhe nga aleanca e quajtur “ Ndërprisni Trump”. Lëvizja është ndërmarrë përpara diskutimit të vizitës së Donald Trump në Angli në parlamentin anglez. Njëkohësisht me diskutimin e kësaj çështjeje përpara parlamentit anglez janë mbajtur edhe protesta me pjesëmarrjen e mijëra personave. Në Angli është nënshkruar një peticion ku kërkohet anulimi i vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Britani. Politikat anti-emigracion të Donald Trump kanë ngjallur reagime dhe protesta në Amerikë, Angli dhe shumë vende të tjera të botës.