Zgjerimi i bashkëpunimit mes Iranit dhe Francës në sektorin e bujqësisë
Zv/ministri i bujqësisë së Republikës Islamike të Iranit njoftoi zgjerimin e bashkëpunimeve Teheran-Paris në këtë sektor.
Husein Safaji, pas takimit që pati me homologun e tij francez tha: Irani në prodhimin e farave hibride për shkak të kushteve klimatike është më lart sesa Franca dhe për këtë bashkëpunimi mes dy vendeve mund të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së farërave bujqësore. Drithërat, panxhari i sheqerit dhe farërat e vajit janë disa nga fushat e bashkëpunimit mes Iranit dhe Francës në sektorin e bujqësisë, bashkëpunim që mund të jetë efikas edhe në fushën e eksportit drejt vendeve të asamblesë ekonomike Euroazia të përbërë nga Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Safaji ndër të tjera vuri në dukje se forma e bashkëpunimi bujqësor mes Iranit dhe Francës është me karakter fitues për të dyja palët dhe shtoi se akordi i arritur ditën e martë mes Iranit dhe Francës duhet të kthehet në negociata dhe bisedime dypalëshe. Marrëveshjet e bashkëpunimit mes Iranit dhe Francës në fushën e bujqësisë janë nënshkruar më herët nga presidenti Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij në Francë në vitin 2016.