Zarif dhe Sertaxh Aziz kërkojnë zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Pakistanit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke folur mbi marrëdhëniet e mira politike të Iranit dhe Pakistanit, tha se planet e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi dhe sidomos në transportin e energjisë, elektricitetit, bashkëpunimit bankar dhe shkëmbimet kufitare janë tepër të rëndësishme.
Ditën e martë Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me Sertaxh Aziz këshilltar i kryeministrit të Pakistanit ku tha: Shpresohet zbatimi sa më i shpejtë i projekteve të bashkëpunimi dypalësh me qëllim që të zgjerohen marrëdhëniet ekonomike në interes të të dy popujve dhe rajonit. Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje vizitën e presidentit iranian në dy vende të Gjirit Persik dhe përpjekjet e Iranit për afrimin e pikëpamjeve me vendet e rajonit për zgjidhjen e krizave në rajon tha se vendet e rajonit kanë nevojë për shkëmbime pikëpamjesh dhe zgjerimin e mirëkuptimit si dhe uljen e tensioneve dhe keqkuptimeve. Nga ana e tij këshilltari i kryeministrit pakistanez Sertaxh Aziz në takim me shefin e diplomacisë iraniane dhe me funksionarët e tjerë të lartë të Iranit, vuri në dukje se Pakistani do të zgjerojë veprimet dhe masat e tij kundër terrorizmit.