Siria, qendër e bisedimeve të Iranit dhe Kinës
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se krijimi i komitetit trepalësh për monitorimin e armëpushimit në Siri dhe marrëveshja mes Iranit, Turqisë dhe Rusisë për punën e këtij komiteti, është një prej sukseseve të takimit të Astanasë.
Takimi i Astanasë u organizua më 23 dhe 24 janar 2017 në Kazakistan. Iniciatorë të këtij takimi ishin Irani dhe Rusia në bashkëpunim me Turqinë. Takimi i parë u organizua mes përfaqësuesve mes qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve sirianë ndërsa takimi i dytë mes zv/ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe delegacioneve të qeverisë siriane dhe opozitarëve sirianë. Husein Xhaberi Ansari zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në takimin e Xie Xiaoyan përfaqësues special i Kinës për çështjet e Sirisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, vuri në dukje se takimi i Astanasë është faktor inkurajues për përshpejtimin e procesit për zgjidhjen politike të krizës në Siri nëpërmjet stabilizimit të armëpushimit dhe lëvizjes në kuadër të interesit kombëtar.