Irani dhe Serbia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Beograd dhe kryetari i grupit për miqësi parlamentare mes Serbisë dhe Iranit në Parlamentin e Serbisë, kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve parlamentare mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Mola Abdullahi të mërkurën në takim me Meho Umeroviç, kryetarin e grupit për miqësi mes Serbisë dhe Iranit në Parlamentin e Serbisë, deklaroi se roli i grupeve parlamentare për miqësi në parlamentet e të dy vendeve është me rëndësi për lehtësimin e kushteve për tregti dhe për zhvillimin e bashkëpunimeve të tjera mes të dy vendeve. Mola Abdullahi në këtë takim gjithashtu tha se heqja e vizave dhe vendosja e linjave të drejtpërdrejta ajrore mes të dy vendeve, janë faktorët më të rëndësishëm që shtojnë sasinë e shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes të dy vendeve dhe u shpreh optimist se grupet për miqësi parlamentare mes Serbisë dhe Iranit do të ndihmojnë përshpejtimin e procesit për miratimin e ligjeve që ndihmojnë zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme mes të dy vendeve. Nga ana e tij Meho Umeroviç në këtë takim deklaroi se në Parlamentin e Serbisë ekziston një interesim i madh për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin deputetët e të gjitha partive dhe grupeve politike në Parlamentin e Serbisë kërkojnë pjesëmarrjen në grupin e miqësisë parlamentare mes Iranit dhe Serbisë.