Tregtia e jashtme e Iranit arrin në 77 miliardë dollarë
Dogana e Iranit ka deklaruar se vlera e tregtisë së jashtme të Iranit në 11 muajt e kaluar ka arritur në 77 miliardë dollarë.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Dogana e Iranit ka njoftuar se eksporti jonaftor i Iranit në 11 muajt e kaluar ka arritur vlerën 38 miliardë e 492 milionë dollarë që në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar ka shënuar rritje me 21 %. Sipas raportit të Doganës së Iranit, importi i Iranit gjithashtu ka arritur vlerën 38 miliardë e 515 milionë dollarë që në krahasim me periudhën e ngjashme të vitit të kaluar ka shënuar rritje me 3.47 %. Vlera e tregtisë së jashtme të Iranit në 11 muajt e kaluara ka arritur në 76 miliardë 907 milionë dollarë që në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rritje me 1.8 %.