Ish-presidenti iranian dërgon letër Trump
Ish-presidenti i Republikës Islamike të Iranit Mahmud Ahmedinezhad ka dërguar një letër për presidentin amerikan Donald Trump e cila ka bërë një jehonë të gjerë në mediat amerikane dhe botërore.
Agjencia e lajmeve AFP në një raport të saj ka shkruar se ish-presidenti i Iranit në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka mirëpritur përshkrimin e vërtetë të sistemit politik amerikan dhe strukturës zgjedhore të korruptuar në Amerikë të bërë nga Trump. Ahmedinezhad në letrën e botuar të dielën, kritikoi presidentin amerikan Donald Trump për urdhrin e tij ekzekutiv që parashikonte ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë Iranin. Gazeta amerikane "Hill" këtë lajm e ka publikuar me këtë titull “Amerika moderne u takon të gjitha vendeve”. Z. Ahmedinezhad në një pjesë të letrës së tij ka shkruar: "Katër vite janë shumë, por kalojnë shumë shpejtë". Faqja informative "Politico" duke publikuar një raport në lidhje me këtë letër, ka shkruar se ish-presidenti iranian ka këshilluar Donald Trump