Zarif mbërrin në Islamabad
Ministri i jashtëm i RII ka mbërritur sot në kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të ministrave të Organizatë së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).
Z. Mohamed Xhevad Zarif si kryetar i radhës i Këshillit të ministrave të Organizatë së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO)do të kryesojë takimin që fillon nesër në Islamabad dhe ku pritet të merren vendime të rëndësishme për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të kësaj organizate. Gjithashtu nesër në Islamabad do të udhëtojë edhe presidenti i RII dr. Hasan Ruhani, i cili do të marrë pjesë në takimin e krerëve të vendeve anëtare të organizatës ECO që fillon ditën e mërkurë në kryeqytetin pakistanez. Irani, Turqia, Pakistani, Afganistani, Turkmenistani, Kirgizistani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Republika e Azerbajxhanit janë 10 vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).