Parada ushtarake e forcave detare të Iranit
Forcat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, sot në ditën e fundit të manovrave ushtarake Vilajeti-95, kanë zhvilluar një paradë ushtarakë.
Me dhjetëra anije, nëndetëse, mjete ushtarake lundrimi, avionë dhe helikopterë të forcave detare dhe disa destrojerë kanë marrë pjesë në paradën ushtarake të forcave detare. Admiral Muhamed Husein Bageri, komandant i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, admiral Ataullah Salehi komandant i përgjithshëm i ushtrisë, Muhamed Ali Al Hashem kreu i qendrës ideologjike politike të ushtrisë dhe admiral Habibullah Sajari komandanti i forcave detare të ushtrisë, ndoqën nga afër paradën ushtarak nëpërmjet destrojerit Xhamaran. Në ditën e fundit të manovrave ushtarake të forcave detare të Iranit të koduar me emrin “ Vilajeti-95, është lëshuar me sukses siluri më i ri i quajtur Valfaxhr nga nëndetësja Gadir. Në manovrat Vilajeti-95 në distancën 100 km është improvizuar një mjet lundrues në sipërfaqe i cili është shkatërruar me saktësi me silurin e ri Valfaxhr. Në këto manovra janë testuar edhe helikopterët kundra nëndetëseve, të cilët gjithashtu kanë kaluar me sukses testimin e një nëndetëse të improvizuar. Vlen të theksohet se manovrat detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, të koduar me emrin Vilajeti-95 kanë nisur ditën e dielë.