Ceremoni përkujtimore me rastin e martirizimit të Hazretiti Fatime Zehra (s.a.)
Një ceremoni për zimbajtjen dhe përkujtimin e Hazretit Fatime Zehra (s.a.) me rastin e përvjetorit të martirizimit të saj u zhvillua në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, presidentit dhe funksionarëve të tjerë shtetërorë dhe me pjesëmarrjen e qytetarëve në husejninë e Imam Khomeinit (ra).
Në këtë ceremoni Khuxhetul-islam Penahjan deklaroi se lufta kundër arrogancës, lufta për drejtësi dhe martirizimi janë element të kulturës islame, prandaj edhe Hazreti Fatime Zehra (s.a.) ka bërë sakrifica të mëdha për përmirësimin e gjendjes politike dhe shoqërore të asaj kohe. Në këtë ceremoni u kënduan elegji dhe vajtime për të përkujtuar Hazretin Fatime Zehra (s.a.). Vlen të theksohet se të enjten më 3 xhemadi-thani 1438 hixhri kameri që përkoi më 2 mars 2017, ishte përvjetori i martirizimit të Hazretit Fatime Zehra (s.a.).