Irani dhe BE do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin bërthamor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46292-irani_dhe_be_do_të_zgjerojnë_bashkëpunimin_në_sektorin_bërthamor
Irani dhe BE theksuan në forcimin e bashkëpunimit paqësor bërthamore dhe ranë dakord që para përfundimit të vitit 2017 në Esfehan të organizohet një seminar i përbashkët kushtuar bashkëpunimit bërthamor dypalësh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 04, 2017 19:55 Europe/Tirane
  • Irani dhe BE do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin bërthamor

Irani dhe BE theksuan në forcimin e bashkëpunimit paqësor bërthamore dhe ranë dakord që para përfundimit të vitit 2017 në Esfehan të organizohet një seminar i përbashkët kushtuar bashkëpunimit bërthamor dypalësh.

Në përfundim të seminarit me temë “bashkëpunimi ndërkombëtar bërthamore: Pritjet dhe përgjegjësitë” që u organizua mes Iranit dhe BE në Bruksel, u theksua se bashkëpunimi aktual mes Iranit dhe BE në sektorin bërthamor është duke u zgjeruar dhe ky proces do të vazhdojë edhe më tej. Në deklaratën përfundimtare të këtij seminari të dyja palët shprehën gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të sektorit bërthamor dhe për vazhdimin e përpjekjeve për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes bërthamore. Në këtë seminar pala iraniane u kryesua nga z. Ali Akbar Salehi, zv/president i RII, ndërsa delegacioni i BE u kryesua nga komisionari evropian për energjinë Miguel Arias Kanite.