Zarif udhëton në Indonezi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46374-zarif_udhëton_në_indonezi
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit deklaroi se ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif do të niset sonte për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të Unionit të bashkëpunimit rajonal të Oqeanit Indian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 15:56 Europe/Tirane
  • Zarif udhëton në Indonezi

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit deklaroi se ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif do të niset sonte për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të Unionit të bashkëpunimit rajonal të Oqeanit Indian.

Z. Behram Kasemi, Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, shtoi se gjatë qëndrimit në Xhakarta z. Zarif do të marrë pjesë në këtë takim treditor, ku do të takohet edhe me ministra dhe kryetarë shtetesh. Gjatë qëndrimit në Indonezi, ministri i jashtëm iranian shoqërohet edhe nga zv/ministri i jashtëm Sejed Abas Erakçi.