Zgjerimi i bashkëpunimit industrial mes Iranit dhe Francës
Ministri iranian i industrisë, minierave dhe tregtisë në takim me ministrin e ekonomisë së Francës, shprehu vullnetin serioz të të dy vendeve për zgjerimin e nivelit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.
Muhamed Reza Nemat’zade ditën e dielë u takua me Mishel Sepan ministër i ekonomisë së Francës ku tha se kompanitë iraniane dhe ato franceze kanë bashkëpunim të ngushën në fushën e industrisë së prodhimit të medikamenteve, në higjienë , në industrinë e energjisë elektrike dhe të hekurudhave, mirëpo ky bashkëpunim duhet zgjeruar akoma më shumë. Nga ana e tij ministri i ekonomisë së Francës shprehu kënaqësinë nga negociatat konstruktive të vitit të kaluar dhe tha se Franca është e angazhuar për të zgjeruar bashkëpunim tregtar dhe ekonomik me Iranin. Vlen të theksohet se ministri i ekonomisë së Francës ndodhet për një vizitë dyditore në Iran.