Zgjerimi i bashkëpunimit industrial mes Iranit dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46410-zgjerimi_i_bashkëpunimit_industrial_mes_iranit_dhe_francës
Ministri iranian i industrisë, minierave dhe tregtisë në takim me ministrin e ekonomisë së Francës, shprehu vullnetin serioz të të dy vendeve për zgjerimin e nivelit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 06, 2017 05:35 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit industrial mes Iranit dhe Francës

Ministri iranian i industrisë, minierave dhe tregtisë në takim me ministrin e ekonomisë së Francës, shprehu vullnetin serioz të të dy vendeve për zgjerimin e nivelit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Muhamed Reza Nemat’zade ditën e dielë u takua me Mishel Sepan ministër i ekonomisë së Francës ku tha se kompanitë iraniane dhe ato franceze kanë bashkëpunim të ngushën në fushën e industrisë së prodhimit të medikamenteve, në higjienë , në industrinë e energjisë elektrike dhe të hekurudhave, mirëpo ky bashkëpunim duhet zgjeruar akoma më shumë. Nga ana e tij ministri i ekonomisë së Francës shprehu kënaqësinë nga negociatat konstruktive të vitit të kaluar dhe tha se Franca është e angazhuar për të zgjeruar bashkëpunim tregtar dhe ekonomik me Iranin. Vlen të theksohet se ministri i ekonomisë së Francës ndodhet për një vizitë dyditore në Iran.