Në Evropë hapet zyra shkencore dhe teknologjike e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46466-në_evropë_hapet_zyra_shkencore_dhe_teknologjike_e_iranit
Konsulli shkencor i Iranit në Berlin të Gjermanisë njoftoi hapjen e zyrës shkencore dhe teknologjike të Iranit në Gjermani.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 07, 2017 05:12 Europe/Tirane
  • Në Evropë hapet zyra shkencore dhe teknologjike e Iranit

Konsulli shkencor i Iranit në Berlin të Gjermanisë njoftoi hapjen e zyrës shkencore dhe teknologjike të Iranit në Gjermani.

Hushang Muhamed ka thënë se duke pasur parasysh zgjerimin e bashkëpunimit shkencor dhe universitar mes Iranit dhe Gjermanisë, proces që është zgjeruar shumë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, në këtë vend është hapur qendra iraniane e shkencës dhe e teknologjisë e cila do të ketë për mision zbatimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese shkencore mes Iranit dhe Gjermanisë. Duke qenë se Irani për nga niveli i prodhimit të shkencës renditet i 32-i në nivel botëror, hapja e kësaj qendre, hap një perspektivë të re për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik të Iranit me Evropën.