Zarif: IORA një mundësi për bashkëpunim dhe progres
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46492-zarif_iora_një_mundësi_për_bashkëpunim_dhe_progres
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, i pranishëm në takimin e krerëve të unionit IORA tha se ky union është një mundësi për bashkëpunim dhe progres.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 07, 2017 14:27 Europe/Tirane
  • Zarif: IORA një mundësi për bashkëpunim dhe progres

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, i pranishëm në takimin e krerëve të unionit IORA tha se ky union është një mundësi për bashkëpunim dhe progres.

Muhamed Xhavad Zarif, i cili ndodhet në Xhakarta të Indonezisë tha se Irani ka potenciale të shumta për të forcuar lidhjet detare dhe kontaktet me vendet e rajonit IORA dhe mund të krijojë mundësi për akses në tregjet e rajonit dhe të botës. Shefi i diplomacisë iraniane vuri theksin në pozitën strategjike të portit Çabahar në Iran, por i cili është urë lidhës mes oqeanit Indian, gjirit Persik, perëndimit dhe qendrës së Azisë dhe Evropës. Zarif tha se ekonomia rezistente dhe e qëndrueshme e bën të nevojshëm bashkëpunimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe shtoi se IORA është një mundësi më shumë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare. Gjatë qëndrimit në Indonezi, ministri i jashtëm iranian u takua me presidentin e Srilankës, zv/presidentin e Indisë, ministrat e jashtëm të Indonezisë, Afrikës së jugut, me ministrin e bashkëpunimi ndërkombëtar të Francës, këshilltarin e ministrit të jashtëm të Japonisë, presidentin e Afrikës së jugut, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Malajzisë, kryeministrin e Bangladeshin, zv/presidentin e Tanzanisë dhe sekretarin e përgjithshëm të IORA.