Trefishohet niveli i marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Polonisë
Ambasadori i Polonisë në Teheran njoftoi trefishimin e nivelit të marrëdhënieve ekonomike Teheran-Varshavë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
Juliusz Gojo, ambasador i Polonisë në Iran në një takim me prodhuesit dhe tregtarët e provincës Kazvin foli mbi marrëdhëniet miqësore dhe paqësore të Iranit dhe Polonisë dhe tha se brenda një viti dhe sidomos pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve të vendosura kundër Iranit, niveli i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Polonisë është trefishuar ndërkohë që niveli i eksportit të produkteve iraniane drejt Polonisë është shtuar me 80%. Ambasadori Gojo gjithashtu njoftoi se së shpejti do të hapet linja direkte e transportit ajror Teheran-Varshavë gjë e cila tregon progresin në zgjerimin e marrëdhënieve të Republikës Islamike të Iranit me Poloninë. Irani dhe Polonia kanë bashkëpunim të gjerë edhe në fushën shkencore. Vlen të theksohet se ambasadori i Polonisë po qëndron në provincën Kazvin për tu njohur nga afër me kapacitetin industrial dhe të afaristëve në këtë provincë të Iranit.