Ajetollah Khamenei: Burimet dhe pyjet duhet të mbrohen nga dora dashakeqe
Me rastin e javës së natyrës, lideri suprem i revolucionit islamik, Ajetollah Khamenei, sot mbolli dy fidanë frutash.
Pas kësaj lideri suprem mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e bimësisë dhe tha: Shumë nga problemet që lindin prej ndotjes së ambientit dhe ndotjes nga pluhuri vijnë për shkak të mungesës së bimësisë dhe duke qenë se Irani ka një klimë të thatë shkretinore, ruajtja e bimësisë duhet të ketë rëndësi të dyfishtë. Ai foli mbi rëndësinë e mbjelljes së bimëve mjekësore dhe shtresës së pyjeve në veri të Iranit dhe tha: Pyjet e veriut të Iranit janë ndër pyjet e rralla në botë mirëpo disa elementë keqbërës dhe shfrytëzues, pa u kushtuar aspak rëndësi interesave kombëtare janë duke përdorur masivisht këto pyje dhe për këtë pyjet duhen ruajtur nga dora shfrytëzuese. Funksionarët në sektorin e pyjeve, tokave bujqësore dhe bimësisë janë përgjegjës për mbrojtjen e kësaj pasurie të madhe kombëtare. Lideri suprem i revolucionit islamik ceremoninë e mbjelljes së pemëve në Iran e cilësoi tregues të respektit që populli iranian tregon ndaj natyrës.