Serbia propozon heqjen e vizave me Iranin
Ministri i brendshëm i Serbisë gjatë takimit me ambasadorin e Iranit në Beograd, deklaroi se Serbia dëshiron heqjen e regjimit të vizave me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Nebojsha Stefanovic, ministër i brendshëm i Serbisë, u takua sot me ambasadorin iranian në Beograd, Husein Mola Abdulahi, ku theksoi se Serbia është e vendosur të eliminojë cdo pengesë në procesin e zgjerimit të marrëdhënieve me Iranin dhe shtoi: “Nga këndvështrimi i popullit serb, iranianët janë një komb fitimtar që gjithmonë kanë rezistuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre”. Nga ana e tij, ambasadori iranian në Serbi mirëpriti kërkesën e palës serbe për heqjen e regjimit të vizave dhe për vendosjen e një linje direkte ajrore Teheran-Beograd dhe u shpreh se të tilla veprime padyshim do të ndikojnë pozitivisht në zgjerimin e bashkëpunimit tregtar, ekonomik, kulturor dhe turistik mes Iranit dhe Serbisë.