Zangane: Irani do të dyfishojë prodhimin e gazit në Parsin Jugor
(last modified Fri, 10 Mar 2017 08:33:31 GMT )
Mars 10, 2017 09:33 Europe/Tirane
  • Zangane: Irani do të dyfishojë prodhimin e gazit në Parsin Jugor

Ministri i naftës i RII ka thënë se do të dyfishohet prodhimi i gazit në Parsin jugor gjatë muajve të ardhshëm.

Bizhan Namdar Zangane të enjten në një ceremoni të futjes në funksionim të pesë stacioneve të kompresorëve të gazit në Kashan, qendër të Iranit, ka thënë se në të ardhmen fusha gazmbajtëse Parsi jugor në muajt e ardhshëm do të shtojë kapacitetet e nxjerrjes së gazit. Ai ka deklaruar se në të ardhmen pritet që nga fusha gazmbajtëse e Parsit jugor të shtohet prodhimi me 300 milion metra kub gaz. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe z. Isak Xhehaniri, nënpresident i parë i RII, ministri i naftës dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë kombëtare të naftës.

 

Tags