Italianët të gatshëm për të investuar në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46802-italianët_të_gatshëm_për_të_investuar_në_iran
Guvernatori i rajonit Mahlat në provincën qendrore të Iranit deklaroi se një kompani italiane ka shprehur gatishmërinë të investojë në rajonin Abgarm në Mahlat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2017 16:44 Europe/Tirane
  • Italianët të gatshëm për të investuar në Iran

Guvernatori i rajonit Mahlat në provincën qendrore të Iranit deklaroi se një kompani italiane ka shprehur gatishmërinë të investojë në rajonin Abgarm në Mahlat.

Z. Ali Zeni Vand, guvernator i rajonit Mahlat pas takimit me një grup investitorësh italianë, tha se kompania italiane është njohur nga afër me potencialet e ndryshme të rajonit Mahlat dhe është shprehur e gatshme për të investuar në industrinë e lehtë dhe ushqimore. Ai shtoi se në të ardhmen të dyja vendet do të shtojnë edhe më tej bashkëpunimin dypalësh në sfera të ndryshme.