Italianët të gatshëm për të investuar në Iran
Mars 11, 2017 16:44 Europe/Tirane
Guvernatori i rajonit Mahlat në provincën qendrore të Iranit deklaroi se një kompani italiane ka shprehur gatishmërinë të investojë në rajonin Abgarm në Mahlat.
Z. Ali Zeni Vand, guvernator i rajonit Mahlat pas takimit me një grup investitorësh italianë, tha se kompania italiane është njohur nga afër me potencialet e ndryshme të rajonit Mahlat dhe është shprehur e gatshme për të investuar në industrinë e lehtë dhe ushqimore. Ai shtoi se në të ardhmen të dyja vendet do të shtojnë edhe më tej bashkëpunimin dypalësh në sfera të ndryshme.
Tags