Ukraina synon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46816-ukraina_synon_zgjerimin_e_bashkëpunimit_me_iranin
Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Iran-Ukrainë kërkoi zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Kiev.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2017 18:17 Europe/Tirane
  • Ukraina synon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin

Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Iran-Ukrainë kërkoi zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Teheran-Kiev.

Leonid Kazancenko, kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Iran-Ukrainë, priti sot në Kiev z. Mahmud Hoxheti, ministër i bujqësisë së Iranit, ku shprehu besimin se takimi i gjashtë i Komisionit të përbashkët të bashkëpunimit Iran-Ukrainë do të rezultojë në formimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Teheranit dhe Kievit. Nga ana e tij, ministri i bujqësisë i RII duke shprehur kënaqësinë për nivelin e lartë të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes Iranit dhe Ukrainës, shtoi se të dyja vendet kanë potenciale të mëdha që duhen shfrytëzuar për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe.