Zarif; Irani ka shpëtuar 3 herë hebrenjtë përgjatë historisë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, u është përgjigjur pretendimeve dhe akuzave që regjimi sionist hedh kundër popullit të madh iranian.
Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij në Twitter, ka reaguar ndaj pretendimeve të fundit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, tha se Netanjahu për mbuluar mashtrimet e tij raciste rreth një kombi që përgjatë historisë ka shpëtuar tre herë popullin hebre, mbështetet tek historia dhe tevrati i tjetërsuar. Më herët kryeministri i regjimit sionist ka pretenduar se irakianët në historinë e tyre janë përpjekur që të zhdukin hebrenjtë por ata kanë dështuar. Në përgjigje të këtij pretendimi, shefi i diplomacisë iraniane tha: Në bazë të fakteve, dokumenteve dhe historisë, iranianët kanë shpëtuar hebrenjtë nga komploti Haman dhe 2 herë ka shpëtuar hebrenjtë nga burgimi në Babel. Gjithashtu gjatë luftës së dytë botërore, në kohën kur hebrenjtë vriteshin në Evropë, iranianët ata i kanë strehuar. Netanjahu kohët e fundit ka shtuar përpjekjet e tij për ta prezantuar Iranin si armik të popullit hebre dhe në Moskë ashtu edhe në Izrael është munduar të përhapë idenë se iranianët prej mëse 2500 vitesh janë munduar të zhdukin hebrenjtë.