Irani i gatshëm për bashkëpunim me Fondin e OKB për popullsinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i46952-irani_i_gatshëm_për_bashkëpunim_me_fondin_e_okb_për_popullsinë
Ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me Fondin e OKB për popullsisë, me qëllim përcaktimin e politikave të reja demografike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2017 16:29 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për bashkëpunim me Fondin e OKB për popullsinë

Ministri i jashtëm i RII deklaroi se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me Fondin e OKB për popullsisë, me qëllim përcaktimin e politikave të reja demografike.

Z. Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, në takimin me znj. Lejla Sejxhi Xhudan, përfaqësuese e re e UNFPA në Iran, deklaroi se prania e këtij Fondi në Teheran është një rast i mirë për bashkëpunimin e Iranit me UNFPA për realizimin e projekteve të reja demografike. Nga ana e saj, znj. Xhudan, përfaqësuese e re e UNFPA në Iran, theksoi se Fondi i OKB për popullsinë përkrah plotësisht planin strategjik kombëtar të Iranit mbi politikat e reja demografike. Në bazë të regjistrimit të zhvilluar në vitin 2016, popullsia e Iranit ka arritur në 79 milionë e 26 mijë e 270 banorë.