19 Marsi dita kombëtare e kombëtarizimit të naftës në Iran
29 Esfandi i vitit 1395 (Kalendari diellor) që përkon me 19 Marsin e vitit 2017, është 66 vjetori i kombëtarizimit të industrisë së naftës në Iran.
Projekti për kombëtarizimin e industrisë së naftës në Iran u hartua nga disa anëtarë të komisionit të naftës në parlamentin iranian më 20 mars të vitit 1951. Me anë të këtij projekti, nafta dhe industria e saj u kthyen në pasuri kombëtare. Pas një periudhe tensionet politike me Britaninë, kombëtarizimi i industrisë së naftës në Iran, krijoi kushtet për nxjerrjen e Anglisë nga rajoni i Lindjes së Mesme. Kombëtarizimi i industrisë së naftës në Iran ishte një pikë kulmore në historinë e zhvillimeve politike në Iran. Duke marrë shembull nga kjo lëvizje, në Egjipt nisën përpjekjet për kombëtarizimin e kanalit të Suezit, veprim që u ndërmor nga Xhemal Abdul’naser.