Lideri suprem: Njohja e pozitës së gruas myslimane është e rëndësishme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47264-lideri_suprem_njohja_e_pozitës_së_gruas_myslimane_është_e_rëndësishme
Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi: “Shfrytëzimi i gruas si plaçkë në perëndim mund të jetë komplot i sionistëve për të shkatërruar bashkësinë njerëzore”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2017 14:45 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Njohja e pozitës së gruas myslimane është e rëndësishme

Lideri suprem i revolucionit islamik deklaroi: “Shfrytëzimi i gruas si plaçkë në perëndim mund të jetë komplot i sionistëve për të shkatërruar bashkësinë njerëzore”.

Në një takim të zhvilluar sot me rastin e përvjetorit të lindjes së hazretit Fatime Zahra (S),  Ajetollah Khamenei, lider suprem i revolucionit islamik, duke folur mbi kultivimin e termave të tillë si “drejtësia gjinore” dhe “barazia gjinore” në perëndim, theksoi se drejtësi është njohja e aftësive dhe potencialeve të dhëna nga Zoti dhe shfrytëzimi i tyre. Ai theksoi se sot mendimtarët perëndimorë dhe personat që ndjekin çështje të tilla si barazia gjinore, janë penduar për këtë veprim për shkak të pasojave tepër negative të krijuara nga ky fenomen. Ajetollah Khamenei, veprën e hazretit Fatime Zahra (S), të kësaj zonje të madhe të Islamit në rolin e një lidereje të vërtetë dhe të një bashkëshorteje dhe nëne shembullore, e cilësoi “shembull të përsosur për gratë myslimane”. Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi: “ Hazreti Fatime (S) ishte një lidere, bashkëshorte dhe nënë e përsosur, e cila edhe sot shërben si shembull për njohjen dhe vlerësimin e pozitës së lartë të gruas në Islam”.