Në Moskë zhvillohet festa e Nevruzit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47362-në_moskë_zhvillohet_festa_e_nevruzit
Festa e Nevoruzit është zhvilluar në Moskë me pjesëmarrjen e shtetasve të Iranit, Rusisë, Afganistanit, Taxhikistanit dhe të Republikës së Azerbajxhanit duke u mbledhur pranë sofrës Haftsin në ambasadën e Iranit në Moskë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 21, 2017 07:31 Europe/Tirane
  • Në Moskë zhvillohet festa e Nevruzit

Festa e Nevoruzit është zhvilluar në Moskë me pjesëmarrjen e shtetasve të Iranit, Rusisë, Afganistanit, Taxhikistanit dhe të Republikës së Azerbajxhanit duke u mbledhur pranë sofrës Haftsin në ambasadën e Iranit në Moskë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky manifestim është zhvilluar të hënën në mbrëmje me organizimin e Mahdi Sanai, ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Rusi dhe në këtë ceremoni kanë marrë pjesë rreth 800 persona në ambientet e ambasadës iraniane në Moskë. Në këtë manifestim është transmetuar edhe mesazhi i Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, me rastin e vitit të ri iranian 1396. Ndërkohë sukseset ekonomike, forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Iran, ngritja e pozitës ndërkombëtare të Iranit dhe programet e reja të qeverisë për vitin 1396, ishin pjesë të mesazhit të z. Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit i cili u transmetua gjithashtu në këtë manifestim. Mahdi Sanai, ambasadori i Iranit në Rusi, gjatë një fjalimi në këtë ceremoni, vuri në dukje karakteristikat ndërkombëtare të festës së Nevruzit dhe tha: "Iranianët duke dhuruar festën e Nevruzit si dhuratë për rajonin dhe botën, dërgojnë mesazhin e paqes dhe miqësisë për të gjithë popujt e botës".