Xhahangiri: Irani së shpejti kthehet në vend eksportues i benzinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47392-xhahangiri_irani_së_shpejti_kthehet_në_vend_eksportues_i_benzinës
Irani është një prej vendeve eksportuese të diezelit (naftës) dhe shumë shpejt do të kthehet në një prej vendeve eksportuese të benzinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2017 17:26 Europe/Tirane
  • Xhahangiri: Irani së shpejti kthehet në vend eksportues i benzinës

Irani është një prej vendeve eksportuese të diezelit (naftës) dhe shumë shpejt do të kthehet në një prej vendeve eksportuese të benzinës.

Kështu deklaroi sot Isak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit i cili në një takim me këshillin e ujit në provincë Kerman tha: Qeveria iraniane është përqendruar në zhvillimin e platformës së naftës Parsi i jugut dhe për momentin niveli i shfrytëzimit të kësaj zone nga ana e Iranit dhe Katarit është e barabartë. Në vitin 1396 sasia e shfrytëzimit të naftës së kësaj zone nga ana e Iranit do të jetë më e lartë. Sa i përket zhvillimit të industrisë dhe bujqësisë gjatë vitit të kaluar, zv/presidenti Xhahangiri tha: Vitin e kaluar qeveria iraniane ka qenë e interesuar për të rritur prodhimin e grurit dhe ka dhënë me miliona dollarë ndihma për bujqit dhe fermerët. Vitin e kaluar Irani ka pasur 40 miliard dollarë eksport produktesh në vendet e tjera tha zv/presidenti Xhahangiri i cili shtoi se eksporti i produkteve jo naftore të Iranit në vitin e ri do të shtohet akoma më shumë.