Lideri suprem: Kërkesa ime është mbështetja për prodhimin vendas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47394-lideri_suprem_kërkesa_ime_është_mbështetja_për_prodhimin_vendas
Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me pelegrinë të imam Rezait(as) deklaroi se viti 1396 (kalendari diellor) është një vit i rëndësishëm për të inkurajuar dhe nxitur ekonominë e vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 21, 2017 20:56 Europe/Tirane
  • Lideri suprem: Kërkesa ime është mbështetja për prodhimin vendas

Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me pelegrinë të imam Rezait(as) deklaroi se viti 1396 (kalendari diellor) është një vit i rëndësishëm për të inkurajuar dhe nxitur ekonominë e vendit.

Ajetollah Khamenei tha se qëllimi i armikut është që ushtrojë presione ndaj ekonomisë së kombit iranian dhe shtoi: “Ata duan të ftohin lidhjet e popullit me shtetin. Sot prioritet i popullit iranian është ekonomia. Pa një ekonomi të fortë nuk mund të arrihet fuqia dhe potenciali i kërkuar dhe për të arritur këto duhet pasur unitet kombëtar dhe lidhje mes popullit dhe shtetit. Një pikë kyçe dhe prioritare për të ardhmen e vendit është prodhimi vendas dhe ajo që unë kërkoj është mbështetja për prodhimin e brendshëm”. Ndër të tjera lideri suprem përmendi rëndësinë e çështjeve të punësimit, zbulimit dhe shfrytëzimit të talenteve dhe të iniciativave të të rinjve, mospërdorimin e valutës së vendit dhe tha se depozitat dhe ngritja e nivelit të eksportit janë disa nga pikat pozitive të prodhimit vendas. Pasi theksoi rolin e rëndësishëm të funksionarëve të shtetit në zhvillimin e prodhimit vendas lideri suprem i revolucionit islamik tha: Ndjenja e përgjegjësisë nga populli gjithashtu është një faktor i rëndësishëm në prodhimin vendas. Ajetollah Khamenei theksoi vazhdimin e rrugës së progresit dhe zhvillimit të prodhimit vendas dhe tha se importi i mallrave të cilat prodhohen në vend duhet të konsiderohet haram sipas juridiksionit dhe sheriatit. Ajetollah Khamenei, sukseset në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes i konsideroi të jashtëzakonshme dhe tha: Përpara revolucionit vendi sytë i kishte varur jashtë dhe sidomos tek armiq si Amerika, ndërsa sot janë sytë e armiqve ato që janë frikësuar nga progreset e Iranit. Në vazhdim të fjalës së tij Ajetollah Khamenei tha: Me vendosmëri iu them se nëse drejtimi dhe administrimi në fusha të ndryshme do të jetë revolucionar dhe efikas të gjitha problemet e vendit do të zgjidhen, pasi nuk ekziston asnjë problem që të jetë i pazgjidhshëm. Irani është një vend i pasur dhe për këtë jo më kot hegjemonistët lakmojnë dhe ëndërrojnë gllabërimin e Iranit, mirëpo ata kurrë nuk do t’ia arrijnë kësaj ëndrre. Më tutje lideri suprem foli mbi çështjen e zgjedhjeve dhe tha: Zgjedhjet në vendin tonë janë shumë të rëndësishme dhe jo vetëm zgjedhjet për president por edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet përbejnë njërin prej faktorëve kyç të demokracisë fetare. Pjesëmarrja në zgjedhje është tepër e rëndësishme dhe kjo është kërkesa jonë primare. Lideri suprem theksoi domosdoshmërinë e respektimit të ligjit në zgjedhje dhe tha se rezultati i zgjedhjeve çfarëdo që të jetë është legjitim dhe me kredibilitet. Ndër të tjera lideri suprem tha: Unë nuk ndërhyj në zgjedhje. Në të vetmin rast kur unë ndërhyj është atje kur dikush mundohet të përballet me votën e popullit, të krijojë probleme dhe të bllokojë votën e popullit.