Manifestimi i festës së Nevruzit në Bosnjë dhe Hercegovinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47496-manifestimi_i_festës_së_nevruzit_në_bosnjë_dhe_hercegovinë
Konsulli kulturor i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë në ceremoninë për kremtimin e festës së Nevruzit e cila u organizua nga konsullata kulturore e Iranit në Sarajevë, deklaroi se Nevruzi luan një rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit të përbashkët mes iranianëve dhe popujve të vendeve fqinjë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 24, 2017 07:18 Europe/Tirane
  • Manifestimi i festës së Nevruzit në Bosnjë dhe Hercegovinë

Konsulli kulturor i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë në ceremoninë për kremtimin e festës së Nevruzit e cila u organizua nga konsullata kulturore e Iranit në Sarajevë, deklaroi se Nevruzi luan një rol të rëndësishëm në krijimin e identitetit të përbashkët mes iranianëve dhe popujve të vendeve fqinjë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Asghar Ameri në vazhdim tha se Nevruzi si një trashëgimi e përbashkët kulturore që nga viti 2010, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB është caktuar si ditë e Nevruzit në kalendarin botëror. Nevruzi tregon pasurinë kulturore iraniane dhe kjo festë aktualisht kremtohet në 12 vende të botës. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Nebojsha Raguje, drejtori i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili i uroi iranianëve festën e Nevruzit dhe të vitit të ri dhe deklaroi: "Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar shumë aktivitete kulturore iraniane në Bosnjë dhe Hercegovinë si ditët kulturore të Iranit, java e filmit iranian dhe aktivitete të tjera të ndryshme.