I dorëzohet avioni i tretë i Airbus Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47548-i_dorëzohet_avioni_i_tretë_i_airbus_iranit
Avioni i tretë i kompanisë Airbus i tipit A-330 ka arritur sot në aeroportin Mehrabad të Teheranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2017 03:00 Europe/Tirane
  • I dorëzohet avioni i tretë i Airbus Iranit

Avioni i tretë i kompanisë Airbus i tipit A-330 ka arritur sot në aeroportin Mehrabad të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se drejtori i kompanisë ajrore iraniane Iran Air dje u ndodhë në aeroportin e qytetit Tuluz në Francë për të marrë në dorëzim avionin Airbus A330 i cili sot në mëngjes është ulur në aeroportin e Teheranit. Pas marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1, kompania iraniane Airan Air ka blerë 80 avionë nga kompania Airbus dhe 100 avionë nga kompania amerikane Boeing në kuadër të projektit për modernizimin e flotës së transportit ajror civil iranian.