Ruhani: Ekonomia e Iranit po forcohet
(last modified Sun, 26 Mar 2017 17:31:06 GMT )
Mars 26, 2017 19:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ekonomia e Iranit po forcohet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke folur në takimin e parë të kabinetit qeveritar në vitin e ri diellor 1396, kërkoi që të gjitha dikasteret, institucionet dhe forcat e armatosura të ndihmojnë në realizimin e objektivave të ekonomisë rezistente dhe shtoi: Realizimi i sloganit të liderit suprem të revolucionit islamik “ekonomie rezistente, prodhim dhe punësim” është i mundur vetëm me përpjekjet e përbashkëta të qeverisë dhe popullit.

Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, tha se bilanci pozitiv tregtar i Iranit është arritur duke reduktuar ndjeshëm varësinë e ekonomisë nga nafta dhe kjo dëshmon për forcimin e fuqizimin e ekonomisë iraniane. Ai kërkoi që Ministria e Jashtme dhe Ministria e Tregtisë të punojnë për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Iranit me vendet e ndryshme të botës dhe për gjetjen e tregjeve të reja për eksportimin e mallrave të prodhuara në Iran.

 

Tags