Putin dërgon përshëndetje liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i47830-putin_dërgon_përshëndetje_liderit_suprem_të_revolucionit_islamik_të_iranit
Presidenti i Rusisë në konferencën për shtyp të përbashkët me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, kërkoi nga Hasan Ruhani që t'i dërgojë përshëndetjet e tij të veçanta për Ajetullah Khamenein, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2017 04:27 Europe/Tirane
  • Putin dërgon përshëndetje liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Presidenti i Rusisë në konferencën për shtyp të përbashkët me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, kërkoi nga Hasan Ruhani që t'i dërgojë përshëndetjet e tij të veçanta për Ajetullah Khamenein, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin në këtë konferencë shtypi të organizuar në pallatin e Kremlinit, shprehu besimin se vizita e z. Ruhani në Moskë do të shënojë fillimin e një faze të re të marrëdhënieve Iran-Rusi. Vlen të theksohet se në nëntor të vitit 2016, presidenti i Rusisë gjatë vizitës në Teheran u takua me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit të cilit i dhuroi një manuskript tepër të rrallë të Kur'anit të shenjtë. Në këtë takim Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, dhe presidentin rus Vladimir Putin ranë dakord për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe për bashkëpunim më të ngushtë në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.