Italianët mbështesin Iranin përball Amerikës dhe Arabisë Saudite
Një gazetë italiane ka shkruar se qeveria e re e Amerikës nën presionin e konservatorëve brenda, do të marrë vendim që Iranin ta konsiderojë si armikun kryesor në rajon, mirëpo kjo është e qartë se etiketimi i Teheranit si mbështetës i terrorizmit, më nuk ka kredibilitet.
Faqja informative Pars Today njoftoi se gazeta italiane "il Giornale" në një raport të saj të publikuar me titull "Lufta e sanksioneve mes Amerikës dhe Iranit", ka shkruar: "Teherani gjithmonë ka luftuar kundër Terrorizmit në kohën kur Arabia Saudite – aleati i Amerikës- ka mbështetur terrorizmin". Kjo gazet ditën e hënë në një artikull të saj ka shkruar: "Qeveria e re e Amerikës nën presionin e konservatorëve brenda, do të marrë vendim që Iranin ta konsiderojë si armikun kryesor në rajon, mirëpo kjo është e qartë se etiketimi i Teheranit si mbështetës i terrorizmit, më nuk ka kredibilitet. Kjo është për arsye se ky vend pas fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979 e deri më tani, nuk ka marrë përsipër asnjë atentat ose sulm kundër botës perëndimore. Nga ana tjetër, Irani gjithmonë ka përdorur të gjitha forcat dhe mjetet e tij për të luftuar në betejën frontale kundër grupeve më të mëdha terroriste si Al Kaida dhe ISIS". Edhe gazeta "Telegraph" ka zbuluar se autori i sulmit terrorist të fundit në Londër, para kryerjes së sulmit, ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite. Kjo gazet ka shtuar: "Sjelljet e kundërta të Amerikës në Lindjen e Mesme akoma vazhdojnë, në një rajon ku shtetet e të ashtuquajturës "boshti i të keqes" (Siria dhe Irani) janë ato të cilat po luftojnë kundër terrorizmit. Ndërkohë që aleatet e Amerikës – sidomos Arabia Saudite- janë ata që po mbështesin terrorizmin". Kjo gazetë italiane duke vë në dukje vendosjen e sanksioneve ndaj 15 kompanive amerikane nga ana e Teheranit me akuzë të mbështetjes ndaj terrorizmit dhe shtypjes dhe pushtimit në Palestinë, ka shkruar: "Stiven Manuçin, sekretari i Thesarit të Amerikës, në kuadër të vazhdimit të sanksioneve kundër Teheranit për shkak të testimit të raketave, u bë shkak për ndryshimin e rrugës së reduktimit të sanksioneve mes të dy vendeve. Teherani në reagim ndaj këtyre veprimeve të reja të Uashingtonit, ka vendosur sanksioneve ndaj 15 kompanive amerikane dhe ka ndaluar çfarëdo lloj marrëveshje me këto kompani dhe ka ndaluar edhe lëshimin e vizave për funksionarët e këtyre kompanive. Natyrisht se këto kompanie të vendosura në listën e zezë të Iranit aktualisht nuk kanë kurrfarë marrëdhënie me Iranin dhe kryesisht janë kompani prodhuese të armëve që bashkëpunojnë me Izraelin. Për shembull kompania Oshkosh së fundi ka nënshkruar një kontratë për t'i shitur 200 kamionë ushtarakë Izraelit".
Autori i këtij artikulli në vazhdim thotë: "Ky mur i krijuar është më i lartë dhe më i rrezikshëm se sa muri me Meksikën. Të dy vendet të cilët që nga vitit 1979 nuk kanë marrëdhënie diplomatike, kanë hyrë në ciklin e sanksioneve dhe të kundërsanksioneve. Veprimet kundërpërgjigje mes qeverisë së Iranit dhe të Amerikës, nuk përfundojnë. Teherani ka kërcënuar Uashingtonin se në rast të vazhdimit të këtyre veprimeve, ushtrinë amerikane dhe organizatën CIA do ta vendosë në listën e zezë të organizatave terroriste. Irani kurrë nuk ka harruar operacionin "Iax" të kryer nga CIA për shkarkimin e Dr. Mosadegh dhe për vendosjen në pushtet mbretin Reza Pahlavi. Strategjia e Teheranit është plotësisht e qartë dhe Irani ashtu siç është parë deri më tani, në veprime të tilla kundërpërgjigje kurrë nuk bënë hapin e parë",- shkruan ndër të tjera autori në këtë artikull të publikuar nga gazeta italiane "il Giornale".