Dështon komploti i SHBA dhe Arabisë Saudite kundër Iranit
Ekspertët e OKB në një takim të KS të kësaj organizate, deklaruan se Irani nuk ka dërguar asnjë armë për grupet në Jemen.
Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, Amerika dhe disa vende arabe të rajonit me në krye Arabinë Saudite e akuzuan Iranin për shkelje të rezolutës 2231 dhe për dërgimin e armëve në Jemen, por kjo akuzë u hodhe poshtë nga ekspertët dhe raportuesit e OKB gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në KS të OKB. Këta ekspertë dhe raportues duke raportuar para anëtarëve të KS të OKB, deklaruan se nuk ekziston asnjë dëshmi që të vërtetojë se anijet e ndaluara i kanë marrë armët në Iran apo që armatimet kanë qenë iraniane. Një burim në KS të OKB bëri të ditur se Arabia Saudite është tepër e irrituar nga ky raport dhe po bënë përpjekje që ky raport të mos publikohet si dokument zyrtar i KS të OKB. Me akuzat e pabaza se gjoja Irani dërgon armatime për grupet jemenase, SHBA dhe Arabia Saudite përpiqen të justifikojnë agresionin e tyre ushtarak kundër popullit të përvuajtur dhe të pambrojtur jemenas. Akuzat ndaj Iranit bëhen në një kohë kur avionët dhe armët amerikane po luajnë rolin kryesor në masakrimin e popullit jemenas dhe në shkatërrimin e infrastrukturës së vendit më të varfër arab.