Irani dënon sulmin terrorist në Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48010-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_pakistan
Ambasada e Iranit në Islamabad dënoi ashpër sulmin terrorist kundër myslimanëve shiitë në qytetin Paraçinar në veriperëndim të Pakistanit dhe theksoi nevojën e unitetit të popullit pakistanez përballë ekstremizmit dhe terrorizmit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2017 19:40 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Pakistan

Ambasada e Iranit në Islamabad dënoi ashpër sulmin terrorist kundër myslimanëve shiitë në qytetin Paraçinar në veriperëndim të Pakistanit dhe theksoi nevojën e unitetit të popullit pakistanez përballë ekstremizmit dhe terrorizmit.

Raportohet se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, që është e banuar me popullatë shumicë shiite, janë vrarë së paku 22 vetë dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur. Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha se eksplodimi i sotëm kishte ndodhur afër një xhamie shiite dhe tregut kryesor të qytetit Paraçinar. Në një komunikatë të ambasadës së RII në Pakistan thuhet: Qeveria e Iranit u shpreh ngushëllimet e sinqerta të afërmve të viktimave të sulmit terrorist në Paraçinar dhe kërkon që populli pakistanez të forcojë unitetin përballë terrorizmit dhe ekstremizmit dhe në këtë përballje të bashkëpunojë me qeverinë e Pakistanit”. Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Paraçinar e mori grupi terrorist Xhemat-ul-Ahrar që varet nga Al Kaida.