Presidenti i Tunizisë: Irani, e vetmja shpresë për tu përballur me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48048-presidenti_i_tunizisë_irani_e_vetmja_shpresë_për_tu_përballur_me_izraelin
Presidenti i Tunizisë në takimin e zhvilluar me ministrin e Kulturës dhe Edukimit Islamik të RII, e cilësoi Iranin si të vetmen shpresë përballë Izraelit dhe shtoi: “Armiku kryesor i Iranit në rajon është regjimi i Izraelit dhe shpresojmë që të gjitha vendet islamike dhe arabe të qëndrojnë përkrah Iranit”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2017 04:28 Europe/Tirane
  • Presidenti i Tunizisë: Irani, e vetmja shpresë për tu përballur me Izraelin

Presidenti i Tunizisë në takimin e zhvilluar me ministrin e Kulturës dhe Edukimit Islamik të RII, e cilësoi Iranin si të vetmen shpresë përballë Izraelit dhe shtoi: “Armiku kryesor i Iranit në rajon është regjimi i Izraelit dhe shpresojmë që të gjitha vendet islamike dhe arabe të qëndrojnë përkrah Iranit”.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Bexhi Kaid Esebsi, president i Tunizisë, priti Sejed Reza Salehi Amiri, ministër i Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit ku deklaroi: “Izraeli dhe përkrahësit e tij janë përpjekur ta izolojnë Iranin, por Republika Islamike e Iranit me shumë sukses qëndron në krye të politikave të rajonit”. Më tej, presidenti tunizian tha: “Irani është një vend i madh me një trashëgimi kulturore shumë të pasur dhe luan rol kryesor në rajonin e Lindjes së Mesme”. “Tunizia, si një vend i pavarur, dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Iranin”-deklaroi presidenti i Tunizisë. Nga ana e tij, Sejed Reza Salehi Amiri, ministër i Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit, deklaroi se nuk ekziston asnjë kufizim për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme Teheran-Tuniz.