Zv/kryeministri i Hungarisë viziton Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48090-zv_kryeministri_i_hungarisë_viziton_teheranin
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Janosh Latursai, zv/kryeministri i Hungarisë mbërriti të shtunën në mbrëmje në Teheran i shoqëruar nga funksionarë politikë dhe ekonomikë hungarezë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 02, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Zv/kryeministri i Hungarisë viziton Teheranin

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Janosh Latursai, zv/kryeministri i Hungarisë mbërriti të shtunën në mbrëmje në Teheran i shoqëruar nga funksionarë politikë dhe ekonomikë hungarezë.

Qëllimi i vizitës së zv/kryeministrit hungarez në Teheran është takimi me funksionarë të lartë politikë, ekonomikë dhe parlamentarë të Iranit dhe shqyrtimi i rrugëve për zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, parlamentare dhe kulturore mes Teheranit dhe Budapestit. Vizita e delegacionit të nivelit të lartë të Hungarisë në Iran do të zgjasë një javë dhe gjatë kësaj vizite funksionarët hungarezë do të vizitojnë edhe disa provinca të Iranit. Një nga qëllimet e kësaj vizite është shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimeve në sektorin e naftës dhe të gazit, zgjerimi i marrëdhënieve parlamentare, si dhe bashkëpunimi me sektorin e turizmit.