Ruhani: Imuniteti përballë presioneve të huaja, qëllim i ekonomisë rezistente
(last modified Mon, 03 Apr 2017 19:24:43 GMT )
Prill 03, 2017 21:24 Europe/Tirane
  • Ruhani: Imuniteti përballë presioneve të huaja, qëllim i ekonomisë rezistente

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se krijimi i imunitetit përballë presioneve të huaja është qëllimi kryesor i ekonomisë rezistente.

Hasan Ruhani, President i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me funksionarë të shtetit theksoi se prodhimi është faktor i rritjes së punësimit dhe të zhvillimit ekonomik dhe shtoi: “Përpjekjet për rritjen e prodhimit dhe punësimit në Iran janë një obligim fetar, kombëtar dhe revolucionar dhe qëllimi i qeverisë është që brenda këtij viti të krijojë 700.000 vende të reja pune.” Në vazhdim presidenti iranian theksoi se qëllimi i Iranit me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore ishte thyerja e zinxhirit të sanksioneve të padrejta e të paligjshme kundër Iranit. Duke folur mbi zgjedhjet e ardhshme lokale e presidenciale në Iran, presidenti Ruhani tha se zgjedhjet janë kyçi i republikës, demokracisë dhe një nga bazat e legjitimitetit. “Irani bazohet në votën e popullit dhe objektivat afatgjatë të vendit realizohen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira”, deklaroi z. Ruhani duke shtuar: “Zgjedhjet në Iran, ndryshe nga disa vende, duhet të jenë entuziaste, masive e të bazuara në moral e në konkurrencë të ndershme.”

 

Tags