Irani dënon sulmin terrorist në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48240-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_rusi
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke dënuar sulmin terrorist në metronë e Shën Petersburgut, shprehu keqardhje dhe solidaritetin me qeverinë dhe popullin rus si dhe me familjet e viktimave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2017 03:01 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Rusi

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke dënuar sulmin terrorist në metronë e Shën Petersburgut, shprehu keqardhje dhe solidaritetin me qeverinë dhe popullin rus si dhe me familjet e viktimave.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se krijimi i pasigurisë dhe masakrimi i civilëve të pafajshëm me çdo motiv dhe qëllim, është një veprim i dënueshëm. Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka theksuar në pjesëmarrjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe është e mendimit se fenomeni i shëmtuar i terrorizmit nuk mund të mposhtet pa vendosmërinë dhe vullnetin serioze të të gjitha qeverive dhe organizatave ndërkombëtare,- deklaroi z. Kasami.