Rriten me 60% shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Danimarkës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48314-rriten_me_60_shkëmbimet_tregtare_mes_iranit_dhe_danimarkës
Ambasadori i Iranit në Danimarkë deklaroi se vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Danimarkës është rritur me 60% dhe shtoi se Bashkësia Ndërkombëtare ka vullnet serioz për zgjerimin e marrëdhënien me Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 05, 2017 04:07 Europe/Tirane
  • Rriten me 60% shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Danimarkës

Ambasadori i Iranit në Danimarkë deklaroi se vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Danimarkës është rritur me 60% dhe shtoi se Bashkësia Ndërkombëtare ka vullnet serioz për zgjerimin e marrëdhënien me Iranin.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Morteza Moradian, ambasadori i Iranit në Danimarkë, në seminarin ndërkombëtar me temë "Rezultatet e Marrëveshjes Bërthamore me Iranin" që u organizua në Universitetin e Kopenhagës tha se vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Danimarkës nga 175 milionë dollarë që ishte në vitin 2015, arriti në 270 milionë dollarë në vitin 2016. Më tej z. Moradian tha se stabiliteti dhe siguria në Iran është një përparësi e rëndësishme e Iranit në tërheqjen e investimeve të huaja dhe shtoi se Irani është pikë qendrore e një rajoni me një treg prej 400 milionë konsumatorë. Nga ana e tij, Deni Anan, ambasadori i Danimarkës në Teheran, duke folur në këtë seminar, shprehu kënaqësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes të dy vendeve dhe theksoi se BE përkrah me vendosmëri marrëveshjen bërthamore dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.