Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim Iran-Hungari
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48334-nënshkruhet_marrëveshja_për_bashkëpunim_iran_hungari
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka bërë të ditur nënshkrimin e një dokumenti për bashkëpunim atomik mes Iranit dhe Hungarisë gjatë takimit të ardhshëm të kryetarit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe zv/kryeministrit të Hungarisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 05, 2017 12:13 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim Iran-Hungari

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka bërë të ditur nënshkrimin e një dokumenti për bashkëpunim atomik mes Iranit dhe Hungarisë gjatë takimit të ardhshëm të kryetarit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe zv/kryeministrit të Hungarisë.

Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ka thënë: "Të shtunën në takimin e Ali Akbar Salehi, kryetarit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, me Zsolt Semjen, zv/kryeministër i Hungarisë, në Teheran do të nënshkruhet një dokument për bashkëpunim atomik mes Iranit dhe Hungarisë". Kamalvandi shtoi se ky dokument nënshkruar pas vizitave reciproke të përfaqësuesve të të dy palëve dhe bisedimeve në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.